West Ham zhvilloi një sezon fantastik në Premier League dhe ishte shumë afër kualifikimit në Champions League, objektiv që nuk u realizua për vetëm dy pikë.
“Çekiçët” e mbyllën sezonin në vend të gjashtë dhe rikthehen të luajnë në kompeticionet europiane pas një kohe të gjatë (Europa League).
David Moyes, i cili qëndron në stolin e ekipit londinez prej dhjetorit të vitit 2019, ka zhvilluar një punë shumë të mirë te West Ham.
We are delighted to announce that manager David Moyes has signed a new three-year contract with the Club! ✍️
— West Ham United (@WestHam) June 12, 2021
Drejtuesit e klubit janë të kënaqur dhe kanë vendosur t’i zgjasin kontratën. Tekniku skocez ka firmosur deri në verën e vitit 2024.
“Jam tepër i gëzuar që i kam përkushtuar të ardhmen time West Ham. Ky është vendi ku dua të jem, ndihem shumë i lumtur. Jam i ngazëllyer që më është dhënë kjo mundësi“, u shpreh 58-vjeçari pas rinovimit. /abcnews.al