Zyrtare/ Prishtina gjen menjëherë zëvendësuesin e Zekirija Ramadanit, ja cili është trajneri i ri

schedule22:02 - 17 Nëntor, 2021

schedule 22:02 - 17 Nëntor, 2021

Menjëherë pas njoftimit të shkarkimit të trajnerit Zekirija Ramadanit nga drejtimi i klubit të Prishtinës, është zyrtarizuar edhe timonieri i ri i ekipit.

Drejtuesit e Prishtinës nuk kanë humbur kohë dhe kanë firmosur me Abdulah Ibrakoviq. 51-vjeçari nga Bosnje Hercegovina është prezantuar para lojtarëve duke u shprehur optimist për këtë aventurë të re, teksa ka dhënë edhe intervistën e parë si trajner i Prishtinës.

Ibrakoviq është zotuar se do japë maksimumin për Prishtinën në arritjen e objektivave të klubit.

“Mund të them se po ndihem shumë mirë. Prishtinën e shikoj si klub shumë të madh, klubin më të madh në Kosovë. Ekipi ka kualitet dhe është normale që në futboll të ketë rënie dhe ngritje. Besoj se tani me disa energji të reja do të arrijmë të përmirësohemi dhe sigurisht se më pas do të jetë më lehtë.

Futbolli në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë dhe Prishtina do të jetë skuadër e cila do ta tërheqë të gjithë futbollin kosovar në drejtim të Evropës. Për mua është një sfidë shumë e madhe që ta bëj një hap më shumë nga gjeneratat e mëhershme.

Futbolli në Kosovë nuk është i panjohur. Më herët e kam përcjellë edhe ekipin e Prishtinës. Vitin e kaluar e kanë fituar titullin kampion dhe kanë qenë ekipi më i mirë në ligë. Tani kemi shumë lojtarë kualitativë. Ne duhet të ndryshojmë paksa në skemat e stërvitjeve dhe mënyrën e lojës.

Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritje të njëjta. Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale.

Ne duhet t’i dërgojmë mesazhet nga tereni. Pres që ta fitojmë tifozerinë në stadium me dëshirën dhe angazhimin tonë. Ajo çka mund tu premtojmë është se do t’i bëjmë të gjitha çka dimë dhe mundemi për të mirën e ekipit”, shprehet timonieri i Prishtinës.

Së fundmi ka punuar në Austri, te skuadra Kapfenberg. Ai ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Heten dhe së fundmi Kapfenberg.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!