Zyrtare: Përforcohet sulmi i Mourinhos, Tottenham prezanton holandezin

schedule11:35 - 29 Janar, 2020

schedule 11:35 - 29 Janar, 2020

Akordi ishte arritur prej ditësh, teksa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e Tottenham. Klubi londinez ka prezantuar blerjen e re, Steven Bergwijn. Spurs paguan 30 milion euro në arkat e PSV për kartonin e 22-vjeçarit.

Lojtari holandez është një alternativë e mirë për sulmin e ekipit të Jose Mourinhos, pasi aktivizohet në krahët e sulmit dhe në qendër të këtij reparti.

Bergwijn shënoi 6 gola këtë sezon me PSV, teksa është pjesë e kombëtares holandeze. Lojtari ofensiv ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe është gati të nisë aventurën angleze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!