Kastrioti ka menduar të përforcojë skuadrën me qëllimin mbijetesën në Abissnet Superiore.
Pas afrimit të Adolf Selmanit dhe Santiago Selmanit nga skuadra e Teutës, krutanët kanë menduar të bëjnë edhe një tjetër afrim nga skuadra kampione.
Kastrioti ka prezantuar Silvio Zogajn, i cili pjesën e parë të sezonit është aktivizuar me durrsakët.
“Silvio Zogaj është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi 24 vjeçar, vjen te Kastrioti pas eksperiencave me Luftëtarin, Laçin, Vllazninë, dhe së fundmi Teutën. Klubi i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë”, shkruan klubi në rrjetet sociale.
/f.a/abcnews.al