Zyrtare: Përforcim nga Juventusi, Atalanta prezanton 22-vjeçarin italian

schedule14:58 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:58 - 29 Qershor, 2020

Lajmi kishte disa ditë që kishte dalë, ndërsa sot erdhi zyrtarizimi. Atalanta ka arritur akordin me Juventusin në lidhje me Simone Muratore, mesfushorin italian. 22-vjeçari luan në disa role, si në qendër të mesfushës, si shkatërrues dhe si qendërmbrojtës. 7 milion euro i ka kushtuar kartoni i tij.

Atalanta lajmëron se ka blerë përfundimisht nga Juventusi futbollistin Simone Muratore“, shkruan klubi italian në faqen zyrtare në “Twitter”. Lojtari ndihet i lumtur për kalimin tek Atalanta dhe ka thënë fjalët e para si bergamask.

Atalanta përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për mua, do të jap maksimumin për të shlyer besimin e klubit. Të gjithë po shijojnë atë që po bën kjo skuadër në Itali dhe Evropë, jam i lumtur që do e mbaj veshur këtë fanellë. Mezi po pres të nis punën me trajnerin Gasperini dhe shokët e rinj të ekipit“, deklaron Muratore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!