Zyrtare/ Partizani përforcon sulmin, firmos me lojtarin nga Maqedonia

schedule15:15 - 15 Qershor, 2022

schedule 15:15 - 15 Qershor, 2022

Partizani ka përforcuar repartin e sulmit, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe Matej Cvetanoski. 24-vjeçari bëhet kështu lojtari i tretë që vishet i kuq, pasi Bruno Telushit dhe Engjëll Hotit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se sulmuesi ka firmosur për një vit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

Lojtari ka luajtur me kombëtaret U19 dhe U20 të Maqedonisë së Veriut. Cvetanoski është aktivizuar me klube si Vardari, Shkupi, Pelister Bitola dhe Makedonija, teksa në fazën e dytë të sezonit të fundit ishte pjesë e hungarezëve të Gyirmot, ekip me të cilin zhvilloi 10 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!