Partizani ka goditur sërish në merkato, teksa ka përforcuar repartin e mbrojtës për Conference League. Demat kanë huazuar nga Kukësi, mbrojtësin e majtë, Edison Ndreca.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me FK Kukësin për huazimin e lojtarit Edison Ndreca. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si përforcim në kuadër të ballafaqimeve në Kupat e Europës”, shkruan klubi i kuq. /f.a/abcnews.al