Leart Paqarada u largua disa ditë më parë nga Sandhausen, klub në të cilin luajti gjashtë sezonet e fundit. Mbrojtësi i majtë ka zgjedhur ekipin e ri dhe do të vazhdojë të aktivizohet në Bundesliga 2.
25-vjeçari është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i St Pauli, që njihet për tifozët e zjarrtë dhe klub me të cilin Paqarada ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2023.
Big news: The #BoysInBrown have signed Leart #Paqarada!
The 25-year-old comes from SV Sandhausen and has put pen to paper on a three-year deal to 30 June 2023. ✍️?#fcsp | #MoinLeart pic.twitter.com/ae1qJ370x1
— FC St. Pauli English (@fcstpauli_EN) August 2, 2020
Ky lojtar ka një histori të veçantë, pasi është aktivizuar me përfaqësueset U-16 dhe U-17 të Gjermanisë, zhvilloi një ndeshje me Shqipërinë U-21 dhe në 3 qershor të vitit 2016 debutoi me Kosovën.
19 ndeshje dhe një gol numëron me dardanët, teksa sezonin e ardhshëm do të përballet në derbi me Klaus Gjasulën, i cili do të mbrojë ngjyrat e Hamburg në sezonin e ardhshëm. /abcnews.al