Real Madrid ka arritur të mbajë një element të rëndësishëm në skuadër, duke gjetur akordin për rinovimin e kontratës me të. Bëhet fjalë për Nacho Fernandez.
Kontrata e spanjollit përfundonte në këtë verë, por tashmë gjithçka është shtyrë dhe ai do ndahet me Real Madrid në verën e vitit 2023, duke zgjatur për dy vite bashkëpunimin me madrilenët.
Kur Ramos është larguar dhe Varane është drejt asaj rruge, rinovimi me Nacho është shumë i rëndësishëm. 31- vjeçari e ka kaluar gjithë karrierën e tij te Real Madrid. /abcnews.al
?? #Nacho2023 pic.twitter.com/NYtYMbCjdy
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) July 8, 2021