OGC Nice ka zyrtarizuar lëvizjen në stol. Christophe Galtier nuk do të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm.
Klubi francez e ka zëvendësuar menjëherë me një emër të njohur, Lucien Favre, i cili e ka drejtuar këtë skuadër në periudhën 2016-2018.
Galtier ndërkohë pritet që të zyrtarizohet te PSG, që do të paguajë te OGC Nice shumën e 10 milionë eurove. / abcnews.al