Një herë dëmtimi, një herë bllokada nga klubi prej rrezikut të infektimit e mbajtën Milot Rashicën plot 6 muaj jashtë kombëtares. Ndeshja e fundit e tij me Kosovën daton më 3 shtator, në barazimin me Moldavinë.
Pas kësaj ndeshje ai humbi, plot 7 sfida të përfaqësueses dardane, mes tyre me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe miqësoren me Shqipërinë. Tashmë pritja për të ka marrë fund dhe tashmë ka marrë lejen nga klubi për tu rikthyer me Kosovën.
Lajmin e bën të ditur vetë trajneri i Werder Bremen, Clemens Fritz, që konfirmon gatishmërinë e Rashicës për ndeshjen me Suedinë e Ibras dhe Spanjën. Kosova pritet të jetë shumë më e plotë në këto dy ndeshje, pasi në të shkuarat i është dashur të luajë me shumë mungesa, duke sjellë edhe mungesë rezultatesh. /abcnews.al