Flitej shumë për një rikthim te Santi Cazorlas tek Arsenali pasi mesfushori spanjoll luajti ndeshjen e fundit për Villareal dje, por 35-vjeçari ka vendosur ndryshe.
Fantazisti ka vendosur të largohet nga Evropa dhe do të firmosë për Al Sadd në Katar, skuadër në të cilën do të ketë trajner bashkëkombësin Xavi Hernandez.
Cazorla është një nga figurat më të dashura për tifozët e Arsenalit, por rikthimi në Premier League nuk do të ndodhë.
Mesfushori ofensiv ka një eksperiencë të madhe, teksa numëron 15 gola të shënuar në 81 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Spanjës. /abcnews.al