Shumë klube ishin të interesuara për Nikola Milenkovic, mbrojtësi ishte shumë afër transferimit te Ëest Ham në ditët e fundit, por aventura te Fiorentina do të vazhdojë.
23-vjeçari shtatlartë ka rinovuar kontratën me klubin nga Firence, pjesë e të cilëve është prej verës së vitit 2017. Milenkovic ka firmosur deri në 2023.
Nikola Milenkovic rinnova con la Fiorentina.#ForzaViola ? #Fiorentina pic.twitter.com/ZhaEAJbUHf
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) August 19, 2021
“ACF Fiorentina njofton se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Nikola Milenkovic për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2023.
Nikola ka treguar gjithmonë një lidhje të fortë me fanellën vjollcë dhe është dalluar si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Itali“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të Serie A. /abcnews.al