Sergio Ramos largohet nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll ka dalë me deklaratë për të ardhmen e kapitenit, shumë i përfolur kohët e fundit.
Ramos, sipas njoftimit të Real Madrid, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez. Ai do të flasë para mediave prej orës 12:30.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 16, 2021
Ramos pa asnjë diskutim është një legjendë e Real Madrid dhe vetë klubi e pranon. Mbrojtësi u bashkua me madrilenët në vitin 2005 dhe për 16 vite fitoi gjithçka. / abcnews.al