Tirana ka rinovuar kontratën me mbrojtësin titullarë, Filip Najdovski. Lojtari do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e kryeqytetasve edhe për dy sezone të tjera.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhej se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe në 2 sezonet e ardhshme.
“Filip Najdovski rinovon me kampionët. Lojtari do të jetë pjesë e bardhebluve edhe për dy sezonet e ardhshme. Mbrojtësi do të vijojë të kontribuojë për kampin e kampionëve në përmbushjen e objektivave të reja” shkruan klubi.
Kujtojmë se mbrojtësi me kampionët këtë sezon ka luajtur në 29 ndeshje ndërsa ka shënuar dy gola në kampionat.