Thomas Muller do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Bayern Munich, pasi palët kanë firmosur edhe rinovimin e kontratës mes tyre deri më 30 qershor 2024.
Muller ëhstë një nga lojtarët kryesorë të gjigandëve gjerman, teksa është pjesë e tyre që në moshën 10-vjeçare, me 32-vjeçarin që ka arritur të fitojë edhe 10 tituj kampion me fanellën e bavarezve.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Bayern, ku drejtuesit kanë zgjedhur të prezantojnë rinovimin me një foto “identike” të Muller kur ka qenë në moshë të vogël me uniformën e skuadrës, dhe foton tjetër pas rinovimit.
Pas firmës, kryetari i Bordit, Oliver Kahn, ka deklaruar: “Thomas Muller është një model që mban në zemër stemën e klubit tonë. Jemi të lumtur që mundëm të zgjatim kontratën me këtë lojtar të rëndësishëm. Ai është një lider dhe një personazh i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, me stilin e tij”.
Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, shtoi: “Nuk mund ta imagjinoni Thomas Muller pa Bayern dhe Bayern pa Thomas Muller. Kështu që jemi të lumtur që ai ka rinovuar. Thomas është një lider i etur për sukses, ai është një model edhe jashtë fushe dhe mishëron Bayern-in në mënyrën më të mirë”.
Vetë Muller, pas rinovimi është shprehur: “Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me Bayern deri në 2024. Rruga e përbashkët që kur kalova në ekipin e të rinjve në vitin 2000 ka qenë një histori fantastike suksesi deri më tani. Më pëlqen të mbaj këto ngjyra brenda dhe jashtë fushe çdo vit, edhe kur të vjen era në fytyrë”.
How it started
⬇️
How it’s going @esmuellert_ #MiaSanMia #Müllered pic.twitter.com/ZQaH1d19Al— FC Bayern München (@FCBayern) May 3, 2022
Thomas Müller ist eine Identifikationsfigur, die das Wappen unseres Clubs im Herzen trägt. Den @FCBayern hat schon immer Kontinuität ausgezeichnet. Deshalb sind wir glücklich, dass es uns gelungen ist, auch mit diesem wichtigen Spieler zu verlängern. pic.twitter.com/KkmhbMKa4a
— Oliver Kahn (@OliverKahn) May 3, 2022
Rot ist und bleibt meine Farbe. ??
Heute habe ich meinen Vertrag beim FC Bayern München bis zum 30.06.2024 verlängert.
Dieser Klub, dieses Team und diese Fans sind meine Heimat. #FCBayern #esmuellert #Vertragsverlängerung #MiaSanMia pic.twitter.com/27cdXykg95— Thomas Müller (@esmuellert_) May 3, 2022
/f.a/abcnews.al