Milot Rashica ka mbyllur aventurën me Werder Bremen, ekip me të cilin luajti prej janarit të vitit 2018 (27 gola në 100 ndeshje).
? We are delighted to confirm the signing of winger Milot Rashica from Werder Bremen!
?? #WelcomeRashica ??
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) June 22, 2021
Sulmuesi dardan është transferuar në Premier League te Norwich City, që siguroi sezonin e kaluar rikthimin në elitën e futbollit anglez.
?? #WelcomeRashica ?? pic.twitter.com/dJzZJ9stLI
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) June 22, 2021
24-vjeçari, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, ka zyrtarizuar ndarjen me Werderin në një postim në Instagram, teksa vjen zyrtarizimi i Norwich, që prezanton Rashicën në një video të publikuar në Twitter.
“Vendosa të provoj një sfidë të re pas 3 viteve e gjysmë te Werder Bremen. Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe (jo gjithmonë aq e lehtë). Unë dhe familja ime jemi ndjerë shumë mirë në Bremen.
View this post on Instagram
Djali im Tian lindi këtu, mjafton vetëm kaq për të thënë që Bremeni do të jetë gjithmonë i veçantë në zemrën time dhe të familjes time. Të jeni të sigurt që do të lutem për ju dhe klubin.
Faleminderit për gjithçka tifozëve, shokëve të skuadrës dhe gjithë të tjerëve. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mira, i juaji, Miloti“, përfundon postimi emocionues i lojtarit ofensiv. /abcnews.al