Milani ka bërë një tjetër afrim. Kuqezinjtë zyrtarizuan mbrojtësin Malick Thiaë, për të cilin kanë paguar te Schalke 04 shumën e 5 milionë eurove.
Mbrojtësi gjerman firmosi deri më 30 qershor 2027 me klubin italian, që ka parë potencial tek 21 vjeçari që është pjesë e moshave të Gjermanisë.
Thiaë e nisi te Fortuna Düsseldorf, për të kaluar te moshat e Bayer Leverkusen dhe Borussia Mönchengladbach, ndërsa si profesionist debutoi me Schalke.
I riu ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola me Gjermaninë U21, si dhe ka fituar Kampionatin Evropian të UEFA-s U21 në vitin 2021.