“McLaren Racing dhe Daniel Ricciardo kanë rënë dakord reciprokisht që Daniel do të largohet nga ekipi në fund të sezonit 2022”, me këto fjalë, skuadra angleze njoftoi në profilin e saj në Twitter ndarjen nga piloti australian.
McLaren Racing and Daniel Ricciardo have mutually agreed that Daniel will leave the team at the end of the 2022 season.
The team thanks Daniel for his dedication and contribution, including that memorable win in Monza. We look forward to finishing the season strongly together.
— McLaren (@McLarenF1) August 24, 2022
Kontrata, e cila skadon në vitin 2023, u ndërpre para kohe. Skuadra e Formula 1 ende nuk ka bërë të ditur se kush do të zëvendësojë Ricciardo, por me shumë gjasa mund të jetë bashkëkombësi Oscar Piastri.
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i shoferit austriak, i cili po ashtu nëpërmjet rrjeteve sociale ka falënderuar skuadrën e tij për emocionet e dhuruara.
“Ka qenë një privilegj të jem pjesë e familjes McLaren Racing për dy sezonet e fundit. Por pas disa muajsh diskutimesh me Zak dhe Andreas, ne vendosëm të ndërpresim kontratën time me ekipin dhe të biem dakord të ndahemi me njëri-tjetrin në fund të këtij sezoni.
Do të shpall planet e mia të ardhshme në kohën e duhur, por pavarësisht se çfarë do të sjellë ky kapitull tjetër, nuk jam penduar dhe jam krenar për përpjekjet dhe punën që i kam dhënë McLaren. Më pëlqeu të punoja me të gjithë si në pistë ashtu edhe në Woking dhe do të jap gjithçka brenda dhe jashtë pistës, ndërsa shijojmë pjesën tjetër të sezonit së bashku.
Nuk kam qenë kurrë më i motivuar për të garuar dhe për të qenë pjesë e një sporti që e dua aq shumë”, ka deklaruar austriaku.
— Daniel Ricciardo (@danielricciardo) August 24, 2022
/f.a/abcnews.al

