Zyrtare: McGregor rikthehet në ring, konfirmohet dueli me Pacquiao

schedule15:39 - 26 Shtator, 2020

schedule 15:39 - 26 Shtator, 2020

Tashmë është zyrtare. Boksieri Manny Pacquiao ka konfirmuar se do zhvillojë një ndeshje kundër Conor McGregor, ku boksi do të sfidojë dhe një herë sportin e MMA. Ylli i UFC-së supozohej se e kishte mbyllur karrirën e tij në ring, por 32-vjeçari krijoi shumë bujë në media kur deklaroi se do të sfidonte boksierin Filipinas.

Pas humbjes së famshme në vitin 2017 kundër Floyd Mayëeather me nokout, irlandezi do të provojë dhe një herë të rikthehet në ringun e boksit këtë herë kundër një kundërshtari shumë herë më të vogël se sa boksieri amerikan. Ndeshja pritet të zhvillohet vitin tjetër në një nga shtetet e Lindjes së Mesme.

“Për hir të të gjithë viktimave nga Covid-19 në Filipine, Pacquiao do të ndeshet me McGregor në një duel në vitin e ardhshëm. Pjesa më e madhe e fitimeve nga kjo sfidë për të gjithë ata që janë prekur nga pandemia në Filipine,” konfirmoi zyra e 41-vjeçarit. Gjithashtu një konfirmim erdhi dhe nga Conor në faqen e tij në “Tw, itter”. “Unë do të ndeshem me Pacquiao në Lindjen e Mesme. Do të jetë një nder i vërtetë që do të ndeshem me dy nga boksierët më të mëdhenj të kohërave modern,” shkruan ylli i UFC-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!