Matteo Politano ka firmosur një kontratë afatgjate me klubin e Napolit deri në qershor të vitit 2027.
Në fillim të janarit, përflitej se anësori italian do të largohej në drejtim të Arabisë, pasi kishte edhe oferta të bujshme.
Megjithatë, lojtari ka rënë dakord me kushtet e kontratës së re me Napolin dhe ka firmosur rinovimin e saj.
Këtë gjë e ka bërë të ditur presidenti i klubit, De Laurentiis./h.ll/abcnews.al
?? Matteo Politano has signed new long term deal at Napoli valid until June 2027, as revealed two weeks ago.
Club confirm agreement in place despite denials — it was all done, now official. pic.twitter.com/AIN9R0AmnX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2024