Zyrtarisht Marseille-Saint Etienne nuk do të zhvillohet ditën e premte prej orës 19:00, sikurse ishte programuar në kalendar. Ligue 1 nis kështu me një ndeshje të shtyrë për shkak të koronavirusit. Liga ka dalë me një komunikatë dhe zyrtarizon gjithçka.
Ky vendim u mor pas kërkesës së bërë nga Komisioni Kombëtar i COVID i kishte bërë Sektorit të Garave në LFP. Shkak ishte infektimi me koronavirus të katër pjesëtarëve të Marseille. Referuar protokollit, u vendos edhe shtyrja e ndeshjes.
Marseille-Saint Etienne do të luhet më 16 ose 17 shtator. Data e saktë do të vendoset në nga Ligue 1, në bashkëpunim me transmetuesin zyrtar të kampionatit francez. Kur vendimi të merret, do të publikohet edhe data e saktë dhe orari i kësaj ndeshjeje. /abcnews.al
? The Matchday 1 game between @OM_English and @ASSE_english has been postponed:https://t.co/VBlbFOtMak pic.twitter.com/E3UMsH6TYz
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) August 18, 2020