Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford do të qëndrojnë në Manchester United të paktën deri më 30 qershor 2024.
Njoftimi u bë këtë mëngjes nga Erik ten Hag në një konferencë. Kontratat e këtyre katër lojtarëve do të skadonin më 30 qershor, por klubi ushtroi opsionin e rinovimit të njëanshëm edhe për një vit.
“Jemi të lumtur sepse po shkojmë në drejtimin e duhur dhe këta lojtarë kanë kontribuar shumë në rezultatet pozitive të fundit”, shprehej klubi./ h.ll/abcnews.al
✍️ The boss has confirmed that United have triggered one-year contract extensions for @MarcusRashford, @LukeShaw23, @DalotDiogo and @Fred08Oficial. #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 24, 2022