Tashmë gjithçka është zyrtare. Antony është lojtari më i ri i Manchester United, me brazilianin që i bashkohet kështu djajve për 100 milionë euro nga skuadra e Ajax.
Futbollisti ka firmosur kontratë 5-vjeçare me skuadrën anglezë, teksa ka dhe opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Në këtë mënyrë Antony do të ribashkohet sërish me ish-trajnerin e tij te Ajax, Erik ten Hag, ku në sezonin e fundit në Eredivisie braziliani shënoi 8 gola ndërsa asistoi në 4 raste.
An agreement has been reached for the transfer of @Antony00 ??#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 30, 2022
/f.a/abcnews.al