Tashmë nuk ka më dyshime, Luis Suarez ësthë zyrtarisht lojtari më i ri i klubit amerikan të Inter Miami.
Ish-sulmuesi i Barcelonës është ribashkuar me shokët e tij të ekipit spanjolle, ku do të gjejë tashmë në ambientin e tij të ri Leo Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
“El Pistoliero” do të ketë një kontratë për një sezon, por me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër. Ai ka refuzuar tre klube vetëm për t’u bashkuar me Leo Messi, ku më parë te Barcelona kanë qenë fabrika e golave për klubin spanjoll.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për të nisur këtë aventurë të re tek Inter Miami. Mezi pres të filloj dhe jam gati për të bërë realitet ëndrrën e të fituarit shumë trofe me këtë klub të madh”, shprehej Suarez./h.ll/abcnews.al