Mike Maignan është zyrtarisht pjesë e Milanit. Portieri është blerë nga Lille për shumën e 13 milion eurove, ndërkohë që kampionat e Francës mund të fitojnë edhe dy milion të tjera prej bonuseve në të ardhmen. Klubi kuqezi ka njoftuar si më poshtë:
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin me lojtarin francez, Mike Maignan, nga LOSC Lille, i cili do të bashkohet me klubin duke filluar nga 1 korriku 2021. Portieri ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe do të veshë fanellën me numrin 16.
I lindur në Cayenne (Guayana Franceze) më 3 korrik 1995, Mike Maignan ishte pjese e moshave të Paris Saint-Germain. Në verën e vitit 2015 ai u transferua në LOSC Lille, ku bëri 180 paraqitje gjatë gjashtë sezoneve, duke fituar titullin Francez Ligue 1 në sezonin që sapo përfundoi.
Pasi ka luajtur në të gjitha kategoritë e moshave të Kombëtares Franceze, nga U16 deri te U21, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e madhe të Francës në Tetor 2020. Tani ai është pjesë e listës me 26 lojtarë për Euro 2020″. / abcnews.al
Official Statement: @mmseize ➡ https://t.co/MIwn2c65hp
Comunicato Ufficiale: Mike Maignan ➡ https://t.co/hZ2oj2NYzp #SempreMilan pic.twitter.com/TSSX56sTX4
— AC Milan (@acmilan) May 27, 2021