Frederic Veseli zyrtarisht është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi është larguar nga skuadra e Empolit dhe do të provojë një eksperiencë të re në Francë, ku do të luftojë në ligën e dytë për qëndrim në kategori.
Veseli do të luajë për skuadrën e Le Mans, që nuk po kalon një moment të mirë dhe që është munduar ta përforcojë ekipin në merkaton e janarit. Klubi i Empolit ka bere me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare në Francë shkon në huazim.
Në marrëveshjen mes klubeve është rënë dakord që të përfshihet në kontratë edhe një klauzolë që i jep të drejtën Le Mans ta blejë Veselin në fund të këtij sezoni futbollistik. /abcnews.al
L'Empoli FC comunica di aver raggiunto l’accordo con il @LEMANSFC per la cessione a titolo temporaneo con diritto di riscatto delle prestazioni sportive del calciatore Frederic Veseli pic.twitter.com/ChSEaXcRrH
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) January 31, 2020