Zyrtare: Leotrim Kryeziu nuk kthehet në Zvicër, qëndron te Prishtina dhe firmos për tre vite

schedule13:11 - 1 Korrik, 2021

schedule 13:11 - 1 Korrik, 2021

Leotrim Kryeziu është lojtar i Prishtinës. Sulmuesi i cili, ishte në pronësi të Luganos në Zvicër dhe luajti te Prishtina si i huazuar, ka vendosur të qëndrojë në kryeqytet.

22-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë të Prishtinës në sezonin e shkuar dhe dha kontribut të madh në fitimin e titullit kampion. Ai ishte protagonist edhe në dy fitoret e fundit në miniturneun paraeliminator të Champions League.

Prishtina ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me talentin dardan, i cili ka firmosur për tre vite. Kontrata me Luganon i përfundonte në verën e vitit 2022, por Prishtina ka gjetur akord me zviceranët dhe ka siguruar shërbimet e bomberit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!