Zyrtare largimi i radhës, Milan pastron organikën

schedule14:33 - 14 Janar, 2020

schedule 14:33 - 14 Janar, 2020

Milan ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit të krahut, Fabio Borini. Sulmuesi italian mbetet sërish në Seria pasi klubi i Hellas Veronës e ka blerë kartonin e tij.

Gjithashtu edhe klubi veronez e ka bërë zyrtare afrimin e sulmuesit. Deri më tani është e konfirmuar se Borini do të aktivizohet me Hellas Veronën deri në fundin e këtij qershori. Italiani do të gjejë aty dhe dy futbollistët shqiptarë, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmani.

28-vjeçari u transferua në Milano në verën e vitit 2017 dhe nga ai moment ai numëron 51 paraqitje me fanellën kuqezi në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar dhe 4 gola. Borini ka kohë që nuk aktivizohet në formacionin kuqezi dhe kishte kërkuar largimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!