Laçi ka përforcuar repartin e mbrojtjes, teksa ka zyrtarizuar ish-lojtarin e Partizanit të Beogradit.
Bëhet fjalë për Luka Cuci, i cili është kështu edhe përforcimi i parë i kurbinasve. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore, ndërsa pritet të vihet nënurdhrat e Shpëtim Duros.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi nëpërmjet një video në rrjetet sociale ku i uron lojtarit mirëseardhjen.
“Luka Cucin është afrimi i parë në skuadrën tonë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite. Cucin ka qenë pjesë e Partizan Beograd ne te shkuarën . I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë”, ka shkruar klubi kurbinas.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al