Zyrtare: Labinot Ibrahimi befason me klubin e ri, vishet kuqezi

schedule09:28 - 11 Gusht, 2020

schedule 09:28 - 11 Gusht, 2020

Bruno Arrabal firmosi pak ditë më parë, ndërkohë që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka nënshkruar edhe Labinot Ibrahimi. Arbëria, ekipi i ngjitur në elitën e futbollit dardan, po mundohet të përforcohet që të mos jetë kalimtar në Ipko Superliga e Kosovës.

Ibrahimi kërkohej nga disa klube dardane, por në fund ka pranuar ofertën e kuqezinjve të Lipjanit dhe kështu ai do të luajë për ekipin e qytetit të tij sërish. Tek Arbëria besojnë shumë se mbrojtësi, i cili ishte pjesë e Prishtinës vjet, do t’i ndihmojë shumë me eksperiencën e tij.

NJOFTIMI – “KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Lipjanasin Labinot Ibrahimi (Micki). Ibrahimi një lojtar profesional, me përvojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Ulpiana, Arbëria , Partizani dhe së fundi fituesin e Kupës së Kosovës FC Prishtina.

Ibrahimi do ta bartë fanellën kuq e zi të KF Arbëria dhe do ta ndihmojë skuadrën në repartin difensiv! Presidenti i klubit, së bashku me Kryesinë e KF Arbëria, i dëshirojnë shëndet dhe suksese, duke u shprehur optimist se së bashku do t’i dhurojnë më të mirën klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Arbërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!