Zyrtare, KQZ rrëzon kërkesën e PS-së, fleta e votimit do të jetë me emrat e kandidatëve

schedule17:16 - 1 Prill, 2021

schedule 17:16 - 1 Prill, 2021

Tashmë është zyrtare. Shqiptarët në 25 prill do t’u drejtohen kutive të votimit me një fletë ku janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë sikur e kërkonte Partia Demokratike dhe jo me numra sikur e dëshironte shumica socialiste.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji u shpreh se kjo fletë votim me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim, duke vonuar procesin dhe duke rrezikuar sipas tij shëndetin e votueseve në kohë pandemie.

Por, në fillim të mbledhjes, Ilirjan Celibashi njoftoi rrëzimin e kërkesës së PS-së duke mos e marrë në konsideratë për ta shqyrtuar modelin e fletës së votimit me numër, ndërsa u shpreh se versioni final do të jetë me emra në versionin horizontal.

Versioni  final i fletes se votimit

Madhësia e fletës nuk ndryshon nga qarku në qark 30×60, por madhësia e shkrimit ndryshon nga një qark në tjetrin për shkak të numrit të kandidatëve. Emrat në Tiranë janë me gërma më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë./ db/ Abcnews.al

Fletet e votimit per 12 qarqet e vendit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!