Taulant Marku është larguar nga Kastrioti, pas përfundimit të kontratës dhe nuk do të luajë në Superiore. Sulmuesi pukjan do të mbetet në Kategorinë e Parë, pasi sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Korabit.
Kontrata e tij është 1-vjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër. “Klubi i Futbollit Korabi njofton afrimin e lojtarit Taulant Marku. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën që e lidh me KF Korabi për 1 vit me opsion edhe 1 vit tjetër.
Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Marku është vënë nën urdhrat e trajnerit Klevis Dalipi për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re”, njofton klubi dibran, që merr një nga lojtarët më të spikatur të Kategorisë së Parë. /abcnews.al

