Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Kontratë e re para Europianit, Mancini rinovon me Italinë

schedule16:42 - 17 Maj, 2021

schedule 16:42 - 17 Maj, 2021

Roberto Mancini ia ka dalë të transformojë për mirë kombëtaren e Italisë. Katër herë kampionët e botës prekën fundin në vitin 2018, duke mos u kualifikuar në Botërorin e Rusisë. 56-vjeçari mori drejtimin e Italisë tre vite më parë.

Drejtuesit e FIGC janë të kënaqur me punën e teknikut dhe sot kanë zyrtarizuar rinovimin me trajnerin. Kontrata e re do të përfundojë në vitin 2026, teksa Mancinit do t’i dyfishohet edhe rroga. Një vlerësim i madh për punën fantastike që po bën në stolin e kombëtares së kaltër.

Edhe pse rivaliteti është shumë i madh, Mancini ka theksuar disa herë që djemtë e tij do të synojnë fitimin e Euro 2022. Ai gjithashtu tani është pjesë e projektit për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm, por edhe asaj të ardhshme që do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!