Manchester United vijon me procesin e rinovimit të kontratave dhe ditën e sotme është zyrtarizuar zgjatja e marrëveshjes me Sccott McTominay. Futbollisti 23-vjeçar do të jetë “Djall i kuq” deri më 30 qershor të vitit 2025. Sikurse kuptohet, klubi i Premier League beson shumë tek ai.
Scott është produkt i United dhe është në klub që në moshën 15-vjeçare. Ai numëron 75 ndeshje me ekipin e parë dhe ka shënuar 6 gola, ndërkohë që ka debutuar në vitin 2017 në një ndeshje kundër Arsenalit. McTominay është pjesë e rëndësishme e kombëtares së Skocisë.
✍️ @McTominay10 has committed his future to United! ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 23, 2020
“E di që në këtë periudhë kemi kaq shumë gjëra të tjera për të cilat duhet të mendojmë, por jam shumë i lumtur që nënshkruaj këtë kontratë të re dhe që do të jem pjesë e skuadrës së Manchester United edhe në të ardhmen.
Do vazhdoj të jap gjithçka për këtë klub sa herë të vesh këtë fanellë. Falënderoj trajnerin për besimin dhe të gjitha ata në klub që më kanë ndihmuar të jem këtu ku jam sot:, ka thënë mes të tjerash Sccott McTominay, për faqen zyrtare të Manchester United. /abcnews.al