Një lajm i shkëlqyer për të gjithë fansat e UFC-së. Më në fund kampioni në fuqi, Khabib Nurmagomedov, do të rikthehet në ring këtë tetor. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Ligës, Dana white, i cili deklaron se ndeshja do të zhvillohet në 24 tetor.
Ai nuk e ka zbuluar ende se ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur. Kundërshtari i rusit pritet të jetë Justin Gaethje dhe në një duel si ky emocionet nuk priten të mungojnë. Në lajmërimin e bërë, White premton spektakël si dhe tregon se tashmë ka ardhur koha për rikthimin e Khabib.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për Khabib. Babai i tij ishte si një hero për të dhe e di që kishte një marrëdhenie shumë të ngushtë. Ndeshja do të zhvillohet dhe kjo është e sigurt, thjesht duhet të presim dhe pak,” deklaron Dana për “CNN”.
Kujtojmë që pak javë më parë Khabib humbi babain e tij për shkak të koronavirusit. Gjithashtu boksieri rus kishte një ndeshje në fillim të vitit me Tony Fergusonin për të mbrojtur titullin, që gjithashtu u shty për shkak të pandemisë botërore. /abcnews.al