Ishte e pashmangshme dhe tashmë ka ndodhur: Gonzalo Higuain është larguar nga Juventusi. Bomberi argjentinas kishte dhe një vit kontratë me “Zonjën e Vjetër”, por kanë rënë dakord që ta ndërpresin 12 muaj më përpara marrëveshjen.
Kjo pasi Higuain po priste të firmoste kontratën lukrative në Amerikë me Inter Miami, klub që ka si president ish-mesfushorin e njohur anglez, David Beckham.
Gjithashtu, Higuain nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri Andrea Pirlo dhe ky transferim, duket i arsyeshëm për të dyja palët. Tashmë, Gonzalo bëhet ylli i radhës që transferohet në MLS./abcnews.al
Thank you for everything, Pipita! ?
— JuventusFC (@juventusfcen) September 17, 2020