Me siguri shumë prej jush e kishin harruar Radamel Falcaon, i cili dikur pushtonte Europën, duke i dhënë Atletico Madrid titullin e Europa League e konkurruar Messin e Ronaldon për Këpucën e Artë në Spanjë.
OFICIAL | @FALCAO nuevo jugador del Rayo Vallecano.
¡Bienvenido a Vallecas! ⚡️ ? pic.twitter.com/rWYNto5JsF— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) September 4, 2021
Tashmë ai nuk është në nivelet e dikurshme dhe i ka kapur të 35-tat. Dëmtimet e njëpasnjëshme e detyruan të zbriste shkallë në cilësi dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Galatasaray në Turqi, ku sërish nuk e shpërbleu pritjen madhështore e mbështetjen, që tifozët nga Stambolli i dhanë.
Para tre ditësh ai u nda me turqit dhe sot ka firmosur për një vit me Rayo Vallecano, ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Ivan Balliu. Falcao e njeh shumë mirë LaLigan dhe do provojë të ristartojë edhe një herë. /abcnews.al