Mbani frymën sepse pas pak javësh do të shohim në ring një nga më të mëdhatë e viteve të fundit, Anthony Joshua. Promotori i tij, Eddie Hearn bën me dije lajmin e madh.
Joshua më datë 25 shtator në stadiumin e Tottenham në Londër, në praninë e më shumë se 60 mijë spektatorëve do të përballet me Oleksandr Usyk nga Ukraina.
Kundërshtari është mbajtës i të katërt brezave kampion bote në peshën cruiserweight (e mesme e rëndë), i pari në histori me këtë arritje. Ukrainasi ka boksuar edhe në peshën heavyweight (e rëndë).
Olympic Gold v Olympic Gold, Unified World Heavyweight Champion v Undisputed World Cruiserweight champion. The belts go up in the air in front of over 60,000 at the new Tottenham Hotspur Stadium Sept 25!! #JoshuaUsyk @anthonyjoshua @258mgt @matchroomboxing ? pic.twitter.com/ZvYwjDQq77
— Eddie Hearn (@EddieHearn) July 20, 2021
Ai, ndryshe nga Joshua, që është mposhtur me parë, ka zhvilluar 18 beteja si profesionist dhe nuk ka humbur asnjëherë, teksa 13 i ka fituar me KO. Rival i denjë për një si Joshua. /abcnews.al