Mallorca ka zgjedhur timonierin e ri të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, teksa Javier Aguirre do të marrë drejtimin e ekipit spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare, ndërsa tekniku meksikan rikthehet kështu në kampionatin spanjoll me synimin e vetëm mbijetesën në La Liga.
Skuadra ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi aktualisht ndodhet në vendin e 8-të, ndërsa kanë grumbulluar 26 pikë, teksa kanë mbetur edhe 9 javë kampionat.
Aguirre ka drejtuar disa klube spanjolle në karrierë si dhe ka qenë trajner i kombëtares meksikane në dy periudha të ndryshme.
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) March 24, 2022
/f.a/abcnews.al