Zyrtare: Ivica Olic rikthehet pas 15 vitesh, nis karrierën si trajner në Rusi

schedule11:58 - 23 Mars, 2021

schedule 11:58 - 23 Mars, 2021

Ivica Olic rikthehet në Rusi dhe këtë herë si trajner. Ish-sulmuesi, pas eksperiencës si ndihmës te kombëtarja e Kroacisë, ka pranuar ofertën e CSKA dhe rikthehet në këtë klub pas 15 vitesh.

Sot ai prezantohet me ekipin dhe do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore. Olic ka qenë pjesë e CSK në periudhën 2003-2006 dhe ka shënuar me fanellën e tyre 44 gola.

Nga eksperienca në Rusi ai u shpall tre herë kampion dhe fitoi nga dy herë Kupën dhe Superkupën, si dhe UEFA Cup. Tani do të ketë për detyrë të fitojë trofe me CKSA-në si trajner. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!