Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Italia nis hapjen e stadiumeve, finalja e Kupës me tifozë

schedule20:21 - 29 Prill, 2021

schedule 20:21 - 29 Prill, 2021

E konfirmuar: Italia nis të hapë stadiumet! Në finalen e Kupës së Italisë, që zhvillohet më 19 maj në stadiumin “Mapei” mes Juventusit dhe Atalantës, do të lejohen spektatorët, sigurisht më pjesëmarrje të kufizuar, deri në 20 për qind të kapacitetit.

Andrea Costa, nënsekretari për shëndetin, ka konfirmuar vendimin e marrë. kështu në stadium do të lejohen 4300 tifozë. “Finalja e Kupës së Italisë, Atalanta-Juventus, e planifikuar për më 19 maj në Stadiumin Mapei në Sassuolo, do të jetë e hapur për publikun”, ka thënë Costa fillimisht.

Më tej ai ka shtuar: “Pasi diskutova me ministrin Roberto Speranza, konfirmoj gatishmërinë e qeverisë për të hapur stadiumin për tifozët me 20 për qind të kapacitetit.

Komiteti Teknik është duke studiuar protokollin për të lejuar ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me ligjin anti-Covid.

Pasi dhashë dritën jeshile për ndeshjet e EURO 2020, menjëherë kam mbështetur mundësinë që të lejohen tifozët edhe në finalen e Kupës së Italisë.

Do jetë një provë e rëndësishme në funksion të ndeshjeve të Europianit. Një sinjal për të gjithë botën e sportit, që na udhëheq drejt rikthimit gradual në jetën normale”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!