Tashmë gjithçka është zyrtare. Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Interit, i cili është zyrtarizuar ditën e sotme.
Asllani ditën e djeshme kaloi me sukses vizitat mjekësore, ndërsa vetëm sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si zikaltër.
Mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare, firmosi për pesë vitet e ardhshme me nënkampionët e Italisë, kontratë nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon. 14 milionë euro do të paguajnë zikaltrit në arkat e Empolit
Klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron mirëseardhjen 20-vjecarit shqiptarë, i cili do të zëvendësojë në këtë mënyrë edhe vendin e Marcelo Brozovic.
Asllani ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 14.
✍️ + ? = Kristjan Asllani ??✅#ForzaInter #WelcomeKristjan pic.twitter.com/fhZRNHtK3p
— Inter (@Inter) June 30, 2022
/f.a/abcnews.al