Zyrtare: Interi i beson sërish, rinovon me “veteranin” e mbrojtjes

schedule16:18 - 6 Korrik, 2021

schedule 16:18 - 6 Korrik, 2021

Aleksandar Kolarov do të mbetet pjesë e Interit edhe një sezon, pavarësisht se po shkon 36 vjeç. Kampionët e Italisë janë bindur dhe kanë rënë dakord për të rinovuar edhe për një sezon.

“FC Internazionale ka kënaqësinë të njoftojë se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës së Aleksandar Kolarov.

Marrëveshja me 35-vjeçarin serb që luan si mbrojtës zgjatet deri më 30 qershor 2022″, njofton klubi i Interit përmes faqes zyrtare në internet.

Kolarov u bashkua klubit nga Milano verën e shkuar dhe luajti në 7 ndeshje në kampionat, tre prej të cilave i nisi nga minuta e parë.

Në të shkuarën Kolarov ka qenë pjesë e Manchester City dhe Lazio, si dhe në Serbi ka luajtur me Cukaricki dhe OFK Beograd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!