Klubi i Interit ka mbajtur një takim ku ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve dhe përzgjedhjen e presidentit të ri. Emër surprizë mbi tavolinë, i cili është emëruar si presidenti i klubit zikaltër. Ai është Beppe Marotta, tashmë një ish-drejtor sportiv, pasi klubi i Interit ka votuar për mjeshtrin e merkatos si presidentin më të ri të klubit.
Njoftimi zyrtar:
Inter njofton sot emërimin e propozuar të Giuseppe Marotta si President i ri dhe përbërjen e re të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë, e cila do të konfirmohet nga Mbledhja e Aksionerëve.
Emërimet e propozuara pasojnë ndryshimin e fundit të pronësisë së klubit më 22 maj 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, morën pronësinë e Interit. Huaja vjetore e dhënë nga Oaktreee dhe kompanitë Holding të Interit.
Oaktree, si pjesë e fokusit të saj në stabilitetin operacional dhe financiar të Interit, ka propozuar emërimin e anëtarëve të rinj të mëposhtëm të Bordit të Drejtorëve.
Alejandro Cano, Drejtor Menaxhues dhe Bashkëdrejtues i Evropës për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree
Katherine Ralph, Drejtore Menaxhuese e Strategjisë së Mundësive Globale të Oaktree
Renato Meduri, Zëvendës President i Lartë për Strategjinë e Mundësive Globale në Oaktree
Carlo Ligori, bashkëpunëtor për Strategjinë e Mundësive Globale në Oaktree
Delphine Nannan, Zëvendës Presidente e Lartë për zyrën e Oaktree në Luksemburg
Fausto Zanetton, CEO i Tifosy Capital & Advisory
Bordi i ri bashkon ekspertizën nga Italia dhe Evropa, duke përfshirë ekipin e Oaktree që ka punuar me Klubin që nga viti 2021. Anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve do të ofrojnë përvojë dhe ekspertizë thelbësore për të arritur objektivat afatgjata të Kompanisë dhe për të siguruar prosperitet, rritje dhe sukses i Interit”./ h.ll/abcnews.al