Marseille e ka zgjidhur menjëherë çështjen e trajnerit, pas largimit të Jorge Sampaoli. Francezët kanë nënshkruar ditën e sotme për dy vite me kroatin Igor Tudor.
Ai bëri vjet një sezon të mirë në krye të Hellas Verona në Serie A, ndërkohë që më parë kishte qenë pjesë e stafit të Pirlos te Juventusi.
Tudor karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2013, kur iu besua stoli i Hajduk Split në Kroaci.
Më pas ai drejtoi në Greqi skuadrën e PAOK, ndërsa në Turqi Karabukspor dhe Galatasaray, para se të kalonte në Serie A tek Udinese. / abcnews.al