Genoa u mposht 2-0 ditën e djeshme në fushën e Beneventos. Humbja ka qëlluar fatale për Rolando Maran, i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi më i vjetër i futbollit italian deklaron ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 57-vjeçar.
?Comunicato stampa Genoa Cfc
Leggi qui ➡️ https://t.co/nDkAJrjPDI pic.twitter.com/APnGBAeH8d
— Genoa CFC (@GenoaCFC) December 21, 2020
Ky i fundit mori drejtimin e Genoas më datë 26 gusht, por rezultatet i ka pasur kundër. Ekipi renditet në vend të parafundit me vetëm 7 pikë.
Vendin e lënë bosh do e marrë Davide Ballardini, i cili do të drejtojë sot pasdite seancën e parë stërvitore me Genoan. /abcnews.al