Zyrtare: Humbja e derbit këput të gjitha fijet, Mezani largohet nga Gjilani

schedule14:35 - 30 Nëntor, 2020

schedule 14:35 - 30 Nëntor, 2020

Dje Drita arriti të realizojë një përmbysje të madhe, kur Gjilani e kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1. Haxhimusta dhe Fazliu shënuan në limite në ndeshjes dhe regjistruan një përmbysje të madhe me shifrat 2-3, e cila duket se ka këputur të gjitha fijet mes Gentian Mezanit dhe Gjilanit.

Klubi i njohur njofton se ka pranuar dorëheqjen e trajnerit pas ndeshjes së djeshme. Mësohet gjithashtu se Mezani e ka kërkuar edhe më parë dorëheqjen për shkaqe familjare, por drejtuesit nuk e kanë pranuar.

POSTIMI – “Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentian Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentian Mezani, i cili edhe në periudhën kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falënderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentian Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq drejtori sportiv, Sallah Sherifi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!