Zyrtare: Hakimi tek Inter, Real Madrid me komunikatë për shtyp!

schedule16:17 - 2 Korrik, 2020

schedule 16:17 - 2 Korrik, 2020

Tashmë është zyrtare: Achraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Mbrojtësi anësor i ka kushtuar zikaltërve 40 milion euro, plus 5 milion të tjera në bonuse.

Ishte vetë faqja zyrtare e Real Madrid që doli me komunikatë zyrtare, ku shkroi: “Real Madrid dhe Interi kanë rënë dakord për transferimin e Achraf Hakimit.

Klubi dëshiron të falënderojë Hakimin për gjithë vitet e dedikimit, profesionalizmit dhe sjelljes shembullore, që kur ai iu bashkua akademisë tonë në vitin 2006. I urojmë fat në aventurën e tij të re”, shkruhej në komunikatën e Real Madrid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!