Zyrtare/ Grezda “ndahet” me Osijekun në ditën e të dashuruarve

schedule12:17 - 15 Shkurt, 2022

schedule 12:17 - 15 Shkurt, 2022

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda nuk do të jetë më lojtar i skuadrës kroate, Osijek. Palën kanë rënë dakord të “ndajnë” rrugët mes tyre në ditën e të dashuruarve.

Grezda dhe skuadra kroate kanë ndërprerë kontratën me konsensus, ku pas rikthimit nga huazimi të 26-vjeçarit, Osijek vendosi të mos vazhdojë më bashkëpunimin mes tyre.

Paraqitjet jo të mira të shqiptarit kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kroate të marrin masa ndaj lojtarit, ku sulmuesi gjithsej ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Kujtojmë se Grezda ishte i huazuar te skuadra hungareze e Zalaegerszegisit, ku në 5 ndeshje të aktivizuara në këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gol shumë larg pritshmërive të drejtuesve.

/f.a/abcnews.al